Nuk ka punë në Trepçë: Edhe Flotacioni futet në grevë, solidarizohen me minatorët

Publikuar më:

Punëtorët e Minierës “Trepça” janë futur sërish sot në grevë, për problemin e njëjtë.


Atyre nuk iu ka dalë paga e plotë e janarit, ani pse tani ka ardhur koha për rrogën e shkurtit, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka siguruar fotografi nga greva, ku duken punëtorët ulur në menzë. “Jepi zë” ka biseduar me një minator, i cili ka konfirmuar se greva po bëhet për rroga.

Sipas tij, menaxhmenti kishte premtuar se pagat e plota do të paguhen brenda shkurtit, pasi në mes të muajit që shkoi u dolën 70% të pagave.

Sidoqoftë, minatorët thonë se nuk e kanë ndërmend të punojnë derisa të rregullohet çështja e pagave.

E kësaj greve të minatorëve, i janë bashkangjitur edhe kolegët e Flotacionit. Një punëtor aty, i ka thënë “Jepi zë” se kanë hyrë në grevë për të përkrahur minatorët.

Ndryshe, situata me Trepçën vazhdon të jetë kaotike, pasi as punëtorët nuk po mund të paguhen, dhe këta të fundit fajin ia lënë menaxhmentit dhe Qeverisë që nuk po i ndihmon.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.