Njeriu që u bë drejtor shkolle nga Agim Bahtiri, me gabime drejtshkrimore hedh akuza të ashpra pasi nuk u rizgjodh

Publikuar më:

Njëri nga drejtorët më “jetëgjatë” në shkollat e Komunës së Mitrovicës është Gani Rama.

Ani pse qëndroi 9 vite si drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, tani po ankohet pse nuk është rizgjedhur sërish.

Ai përmes një postimi me plot gabime drejtshkrimore, ka hedhur akuza ndaj Drejtorisë së Arsimit.

Por, ani pse drejtor shkolle, reagimi krijon përshtypjen që është shkruar nga ndonjë nxënës fillorist.

Postimi i plotë i Gani Ramës:

Në këtë kohë kritike shprehi që:
– Pas një përvoje të gjatë 9 vite, si drejtor i shkollës së mesme të mjekësis “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë.
– Komuna e Mitrovicës ( drejtoria e arsimit) vendosi që të eleminoj:
1 doktorë shkence.
1 dr të stomatologjisë spcz i Ortodoncisë dhe K.Maxillofaciale
Dhe mua si magjistër i farmacisë dhe ing.
Në konkursin e fundit.
NUK E DI SI TA QUAJ KËTË ???
– Gjatë këtyre viteve jam munduar që të punoj duke sakrifikuar gjënë më të shenjtë kohën për FAMILJEN e për të cilën do ta bëjë edhe 10 herë vetëm e vetëm që brezat ton të dalin fitimtar gjë që po dëshmohet edhe në arenën ndërkombëtare.
– Në plan të parë ka qenë realizimi i shumë projekteve me sukses dhe fillimin e të tjera projekteve e që shpresoj që do të marrin fund nga strukturat tjera udhëheqëse. Sakrifica më e madhe ka qenë rregullimi i objektit të ri shkollor ku së bashku me prindërit dhe profesorët ne i’a dolëm. Po pra, ne fituam çdo gjë që na doli para. Shumë rreshta duhet shkruar për punën tonë. E falënderoj ZOTIN fuqi plot.

JU REKOMANDOJMË