Një rast i rrallë në Kosovë: Zyrtarja e shtetit kërkon që t’i ulet rroga, nga 3800 në 2800

Zëri qytetar

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit.

Kërkesa për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik.

Me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja është shtyrë aprovimi i kërkesës së auditores, Spanca deri në javën e ardhshme kur të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur ZKA.

“Për shkak të rrethanave ekonomike kam menduar që do të ishte e drejt paga ime të jetë më e ulët dhe në proporcion me pagën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Spanca gjatë paraqitjes së kërkesës në këtë komision parlamentar.

Gjatë raportimit, Spanca tha se me marrjen e pozitës së re, ka marrë vendim për uljen e pagave për disa pozita, derisa pozitën e këshilltar për media ka shuar.

Deputeti Eman Rrahmani nga VV ka përgëzuar auditorin e përgjithshme për kërkesën e saj sa i përket zbritjes së pagës.

“Paga e lartë që ka qenë deri tash për këtë pozitë, vërtet ka qenë pagë e lartë”, tha ai.

Sa përket kësaj kërkese për pagat e larta, shqetësim lidhur me këtë pati deputeti, Mërgim Lushtaku nga PDK, kërkojë miratimin e ligjit të pagave, që siç tha ai e rregullon këtë fushë.

Deputeti Avdullah Hoti nga LDK ka kërkuar që mos të zbriten edhe pagat e auditorëve, krahas uljes së pagës së auditorit të përgjithshëm për të cilën tha se duhet të jetë konform pagës në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Pal Lekaj nga AAK, theksoi se është një shembull i mirë kur zyrtarët publik kërkojnë zbritjen e pagave, teksa shtoi se projektligji për paga që qëndron në sirtarët e Qeverisë, e rregullon këtë çështje por që duhet të miratohet.

“Me një individ ne asgjë nuk mund të bëjmë. Por qeveria duhet sa më parë ta miraton ligjin e pagave. Kjo është një praktikë e mirë nga auditorja, por në përgjithësi duhet të ketë një barazi mes sektorëve dhe pozitave”, tha ai.

Duke iu përgjigjur kryetarit të komisionit, Armend Muja për audutimin e RTK-së, Spanca ka thënë se tash e tutje edhe do të auditojë edhe pasqyrat financiare të RTK-së., shkruan KP.

Për këtë, ka reaguar deputeti Pal Lekaj, i cili tha se nuk duhet bërë presion transmetuesit publik.

Të fundit

Tentojnë ta grabisin dyçanin, hajdutët e pësojnë keq pasi hasin në një marins amerikan

Tre hajdutë që zgjodhën të grabisnin një dyçan karburanti definitivisht kanë marrë një mësim nga një klient që takuan...

Lajme të tjera