Një polic përfundon në spital pasi sulmohet nga një i dehur

Publikuar më:

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Ndërkohë, disa zyrtarë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuar, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Por, njëri nga të dyshuarit më pas ka sulmuar një zyrtar policor, me ç’rast i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, ku i njëjti është dërguar pastaj për tretman mjekësor.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË