Një person i quajtur Driton i kap prapanicën një serbes në Mitrovicë, ajo e raporton në Polici

Publikuar më:

Rastet e ngacmimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë, ku në shumicën e rasteve viktima janë gratë.

Një rast shqetësues është raportuar edhe dje në rrugën “Vlade Cetkovica” në Mitrovicën e Veriut, ku një grua është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, në mes të ditës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodh kur viktima ishte duke ecur në rrugë dhe ishte ndalur nga një burrë që e përshëndeti në gjuhën serbe me fjalët “Dobar dan”, duke u prezantuar si “Driton”.

Sipas ankesës së saj, të cilën e ka marrë veshGazeta Sinjali, ai fillimisht tentoi ta prekte në flokë, por më pas situata eskaloi kur i dyshuari e kapi në prapanicë dhe në këmbë, në pjesën mbi kofshë.

Gruaja, siç mëson Gazeta Sinjali ka reaguar menjëherë duke e shtyrë dhe goditur me një gur, me ç’rast i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa hetuesi kujdestar ka kontaktuar me prokurorin, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim seksual”.

Pavarësisht përpjekjeve të Policisë për ta gjetur të dyshuarin, deri tani ai nuk është identifikuar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.