Nisin aksidentet teksa bie borë e madhe, përplasen veturat tek Liqeni

Publikuar më:

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Si duket me fillimin e reshjeve të borës kanë filluar të shfaqen problemet në qarkullimin e automjeteve, shkruan”Jepi zë”.

Në momentin e raportimin, në vendin e ngjarjes ende nuk ka dalur Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende zyrtarisht, mirëpo ende nuk raportohet për të lënduar.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje që shoferët të bëjnë kujdes dhe t’i përshtaten kushteve atmoaferike.

JU REKOMANDOJMË