Ngjarje e rëndë në Skënderaj, vdes një punëtor – dyshohet se e zuri eskavatori

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt.

Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë përkatëse të Policisë.

Policia Rajonale në Mitrovicë është kontaktuar dhe pritet një konfirmim zyrtar.

JU REKOMANDOJMË