Ngjarje e rëndë: Kosovari dyshohet se vrau nënën 83 vjeçare

Publikuar më:

Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj.


Rastin e ka konfirmuar prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para, po dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.

“Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e Ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani.

Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatava të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas infiormatave të para, ka të meta mendore.  Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani për Express.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një vrasje në komunën e Ferizajt. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekun i cili edhe ka konstatuar që viktima e gjinisë femërore ka ndërruar jetë. Hetimet ende nuk i kemi përfunduar. Një person është arrestuar. Personi që dyshohet për vrasjen është familjar i viktimës.”, ka thënë Gashi për Reporterin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.