Nga nesër në kafene mund të uleni vetëm nëse jeni vaksinuar

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja për ta luftuar COVID-19.

Sipas njoftimit, nga nesër do të hyjë në fuqi vendimi sipas të cilit mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 dhe do të ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve.

Këto propozime erdhën mas takimit që zhvilloi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësuesit e gastronomisë.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) ka bërë të ditur detajet nga takimi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku është diskutuar për masat e reja.

Në një njoftim për media u tha se pas ngritjes së numrit të të infektuarve, me datë 20.08.2021 do të ketë vendime të tjera kufizuese.

“Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet hoteliere-gastronomike”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË