Nesër përsëri deputetët votojnë për heqjen e homologimit, mund t’u kursejnë qytetarëve 130 euro që u paguajnë Devollëve

Publikuar më:

Gjatë seancës së nesërme, heqja e homologimit që u sjell Devollëve rreth 130 euro për cdo veturë që hyn në Kosovë, do të hidhet sërish në Kuvend.


Këtë gjë e ka bërë të ditur Hekuran Murati, deputeti i VV-së që është iniciator i saj, shkruan “Jepi zë”.

Murati ka thënë se nesër do të jetë dita kur deputetët mund të tregojnë a janë në anën e qytetarëve.

“Nesër përsëri do të hidhet në votim projektligji për heqjen e #homologimit. Edhe një mundësi e re për deputetët të tregojnë se a janë në anën e qytetarëve dhe Republikës!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, duhet thënë se këtë projektligj nuk guxuan ta votojnë deputetët gjatë kësaj jave.

Ndryshe, për homologim, Devollët akuzohen se po mbajnë monopol në dëm të qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.