Nëse keni më shumë se 25 mijë euro, ju pret hetimi nga shteti

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kjo byro, siç ka treguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të jetë institucion i pavarur, i cili do të themelohet e do t’i raportojë Kuvendit të Kosovës. Kuvendi do ta zgjedhë edhe drejtorin e byrosë, me shumicë të thjeshtë votash.

Rregullimi i brendshëm i kësaj byroje që do t’ua verifikojë pasurinë personave zyrtarë, familjarëve të tyre, personave të ekspozuar politikisht dhe palëve të treta, do të dihet më vonë, pasi ligji të hyjë në fuqi.

Njëkohësisht, siç ka bërë të ditur Sallahu, verifikimi i pasurisë ka fuqi retroaktive, çka do të thotë se pasuria e zyrtarëve mund të hetohet nga 17 shkurti i 2008-ës, si dhe deri në 10 vjet mbrapa kohës që një zyrtar ka lënë postin e tij, gjithnjë duke i paraqitur faktet se duhet të konfiskohet pasuria që nuk është arsyetuar dot pranë gjykatës.

Shuma e pasurisë, e cila bën që zyrtarët publikë të kenë punë me këtë byro është 25 mijë euro e sipër dhe hetimet mbi pasurinë vlejnë vetëm për ata që kanë nënshtetësi kosovare, e do të bashkëpunohet edhe me ndërkombëtarët, nëse ka dyshime se pasuria ruhet jashtë Kosovës.

Pasuria e zyrtarëve që nuk arsyetohet si u fitua do t’i kthehet shtetit dhe për këtë Ministria e Drejtësisë po përgatit një koncept-dokument të ri për të krijuar një lloj FONDI KONFISKIMI, e do të vendoset edhe ku do të destinohen mjetet.

VIDEO

Të fundit

Alarmuese: 6 të vdekur dhe gati 4000 mijë raste të reja

IKSHPK ka njoftuar se numri i rasteve me COVID vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që është rritur numri i vdekjeve. Vetëm brenda 24 orëve...

Vjen një propozim i ri për çmimin e rrymës në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP) ka propozuar strukturë prej tri bllok-tarifash për çmimin e energjisë elektrike. Në një konferencë për media, ky institut...

Lajme të tjera