Nëna e denoncon djalin e mitur në Polici, thotë se nuk e la të fliste me burrin që ndodhet në Gjermani

Publikuar më:

Një rast jo fort i zakonshëm është raportuar të ketë ndodhur dje pasdite në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Sinjali mëson se një nënë ka denoncuar në Polici djalin e saj të mitur, për të cilin ka deklaruar se e ka penguar të flasë në telefon me bashkëshortin e saj që ndodhet në Gjermani.

Sipas saj, 16-vjeçari ia ka kapur dorën, duke e penguar gjatë kohës që ajo ishte në telefon.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion të miturin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Sulm’.

JU REKOMANDOJMË