Në mëngjes Policia në Mitrovicë arreston një person, dyshohet për vjedhje të rëndë

Publikuar më:

Sot me datë 04.08.2022, rreth orës 09:00, në Rr. “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, policia ka arrestuar personin B.Q., 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Mitrovicasi ka qenë i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e për të cilën vepër gjykata e kishte shpallë fajtor dhe i kishte shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj burg.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

JU REKOMANDOJMË