Ndodh edhe kjo: Qytetari e ndihmon një të plagosur por në ato momente nuk harron ta bëj një selfie

Publikuar më:

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në njërën nga kafiteritë në orët e mbrëmjes në Lipjan.

Dyshohet që një persona ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mirëpo njëri nga të plagosurit është ndihmuar edhe nga qytetarët, dhe më pas është dërguar për në QKUK, shkruan Jepi zë.

Ajo çka bie në sy dhe që ka quditur shumë komentuesit, është momenti i shkrepjes së një fotoje nga personi që po e ndihmonte të plagosurin.

Qytetarët e kanë përshkruar si të çuditshëm këtë moment, pasi rasti ka qenë i ndjeshëm dhe veprimi për të bërë selfie me të plagosurin ka befasur shumkënd./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË