Ndalen punimet e kompanisë “Afri Universal” në Mitrovicë, punëtorët mbesin në shtëpi – në pritje

Publikuar më:

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka vazhduar edhe dje aksionin e inspektimeve në objektet banesore që janë në ndërtim, me qëllim të verifikimit të respektimit të lejeve ndërtimore nga kompanitë punëkryese.

Në kuadër të këtij aksioni, dje janë ndalur punimet për kompaninë “Afri Universal”, pasi inspektorët kanë konstatuar se kjo kompani nuk është duke iu përmbajtur lejes ndërtimore në një objekt banesor që po ndërtohet pranë shkollës “Abdullah Shabani”, në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë.

“Ka vazhduar aksioni nga Drejtoria e Inspekcionit për vendosjen e shiritave që ndalojnë punimet, për shkak se ato janë zhvilluar pa iu përmbajtur lejes ndërtimore.

Aksioni ka filluar para dy dite dhe ka vazhduar dje në tri objekte të tjera.

Ndryshe, kompania mitrovicase “Afri Universal” është ndërtuese e objektit, ndërsa punët ndërtimore po kryhen nga kompania punëkryese “Arsimi Group”. Pas ndalimit të punimeve, punëtorët e kësaj kompanie kanë mbetur përkohësisht pa punë.

JU REKOMANDOJMË