Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, ka reaguar ndaj pretendimeve se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur pozitivisht për Osmanin
Përmes një reagimi publik, Vitia tha se Vuçiç nuk ka thënë asnjë fjalë pozitive për presidenten e Kosovës. Sipas saj, në një intervistë të fundit ai është ankuar pse ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë hapësirë Osmanit në Bordin e Paqes.
“Ai tha: ‘Këtë nuk e kemi pritur nga Presidenti Trump’. Prandaj mos shpifni – ai foli kundër Presidentes, jo pro saj”, ka shkruar Vitia.






