Anëtarja e Kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani, ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në Izrael, ku ka mbetur për shkak të zhvillimeve të fundit të luftës në rajon.
Osmani ndodhet atje për studime, pasi është duke vijuar masterin e tretë në University of Haifa, në qytetin e Haifa, shkruan “Jepi zë”.
Përmes një reagimi publik, ajo e ka përshkruar situatën si një nga përjetimet më të rënda dhe më të pakëndshme që ka kaluar ndonjëherë, duke theksuar se lufta nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje për një shoqëri që pretendon të jetë demokratike.
Osmani ka shprehur shpresën që paqja të rikthehet në gjithë Lindja e Mesme, duke nënvizuar se në çdo konflikt janë qytetarët e zakonshëm ata që paguajnë çmimin më të lartë.
“Ironikisht, kam mbetur në Izrael”, ka shkruar ajo në reagimin e saj, duke lutur që paqja të gjejë sa më shpejt rrugën e saj në rajon.







