Mitrovicasin e kërcënon ish-dhëndri dhe “zhduket”

Publikuar më:

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij.


Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndërkaq është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 18.05.2021-23:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Policia thotë se ky rast po vazhdon të hetohet.

JU REKOMANDOJMË