Mitrovicasi i “pit dru” vozit veturën dhe i kanos zyrtarët policorë, arrestohet nga policia

Publikuar më:

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte qenë duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Krajl Petri” në Mitrovicë.

I dyshuari gjithashtu kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

JU REKOMANDOJMË