Mitrovica nuk i ka punët mirë me COVID, qyteti i tretë në Kosovë: 7 raste të reja

Publikuar më:

Në 24 orët e fundit, për fat të mirë, në Kosovë nuk u regjistrua asnjë i vdekur nga COVID-19.


Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se nga 974 mostra të marrë, kanë rezultuar 124 raste të reja, shkruan “Jepi zë”.

“Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19”, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë, Mitrovica është qyteti i tretë më i prekur, me 7 të infektuar. Vetëm Prishtina e Gjilani kanë më shumë.

Sidoqoftë, në fund ministri u ka bërë apel qytetarëve që t’ju përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.