Kandidati për deputet nga PDK, Shahin Dervishaj, u prit me entuziazëm të madh gjatë një tubimi në Kijevë, ku bashkëpunimi dhe përkushtimi për Kosovën ishin në qendër të vëmendjes.
“Në këtë pritje të ngrohtë nga të gjitha gjeneratat, u dëshmua qartë se tradita, energjia dhe dashuria për vendin tonë janë forca që na bashkojnë,” deklaroi Dervishaj, shkruan Jepi zë.
Ai riafirmoi përkushtimin e tij për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se ky vend meriton të ecë përpara më i fortë dhe më i bashkuar.