Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës. Rezoluta u miratua me 90 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kjo rezolutë u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës pas ekspozitës me pasaktësi mbi masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit në sheshin e Prishtinës.
Rezoluta e luftës e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
90 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,
Deputeti Nait Hasani nga PDK ka paraqitur pikat kryesore të propozimit të rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe afirmimin e sakrificës së popullit shqiptar.
Përcaktimi i institucioneve të Kosovës për të kryer hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të vetmen të dhëna janë nga instituti.
Inkurajimi i institucioneve të drejtësisë për të vazhduar punën e nisur për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.
Nderimi me përulje sakrificës sublime të popullit shqiptar.
Dënimi i çfarëdo përpjekjeje zyrtare që synon amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e luftës në Kosovë.
Dënimi i çdo forme të shtrembërimit të fakteve historike që lidhen me luftën në Kosovë në vitin 1998-1999.
Dënimi i nismave si ekspozita e fundit që provokojnë ripërjetimin e dhembjeve.
Ftesa për Institutin që sa më parë të dokumentojë masakrat në Kosovë.
Mbështetje dhe inkurajim përgatitjes për ta paditur Serbinë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë dhe të tjera








