Një veturë e shtetit ishte mbushur me speca e lakra në këtë kohë kur bëhen turrshitë.
Një lexues i “Jepi zë” ka kapur veturën zyrtare teksa përdoret për të bartur këto produkte në Smrekonicë.
Sipas qytetarit, vetura ishte mbushur me lakra e turrshi dhe vozitej rreth orës 10:00 në drejtim të Vushtrrisë.
Ajo çka pretendon qytetari, shihet edhe në fotografitë e dërguara nga vetë ai.
Sidoqoftë, përdorimi i veturave të shtetit për punët që nuk janë të destinuara, ndodh shpesh.
Para dy netësh, gazeta raportoi për një zyrtar i cili në gjysmë të natës përdori veturën e shtetit për të blerë pampersa.
Duhet theksuar se Qeveria ka ndaluar përdorimin e veturave të shtetit jashtë detyrës zyrtare.