Ka ndërruar jetë zyrtari policor Hazir Haziri nga fshati Kopiliq i Epërm i Komunës së Skenderajt.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familjari Kushtrim Fazliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar familjarët, miqtë dhe të afërmit për ndarjen nga jeta të Hazirit.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 17 mars 2026, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Kopiliq i Epërm.
“Të pikëlluar njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë daja ynë i dashur Hazir Haziri. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet”, thuhet në njoftimin e familjes.







