Forcat e NATO-s në Kosovë, KFOR-i, janë të gatshme të intervenojnë po që se rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, ka deklaruar të shtunën në mbrëmje, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
Ai ka thënë se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi serbët në Kosovë vendosën për braktisje të institucioneve.
“Të dyja, Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen e të parandalojnë përshkallëzimin. NATO mbetet vigjilente dhe e gatshme të ndërhyjë po që se rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar ai në Twitter






