Trupi Koordinues Nacional i Malit të Zi ka vendosur që kuftijtë shtetëror të hapen për të pritur më shumë turistë.
Reporteri.net ka mësuar nga burime të sigurta, se kuftijtë hapen që nga dita e nesërme dhe qytetarët mund të kalojnë pushime si zakonisht.
Në vendimin e ri, kufijtë do të hapen me të gjitha vendet e rajonit. Qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia e Maqedonia janë të lirë të futen në Mal të Zi, por me shumë gjasë do të kërkohet testi negativ.
Ndonëse akoma nuk dihet saktësisht, Podgorica zyrtare do të mbajë testin negativ si kriter të kalimit të kufirit.
Ndryshe, kosovarët po shfrytëzojnë vetëm Shqipërinë si destinacion për pushim. Vetëm mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Morinë kanë kaluar mijëra vetura.