Lajm i keq për qytetarët: Çmimi i naftës nuk pritet të bjerë, Qeveria e Kosovës nuk heq akcizën dhe TVSH-në

Publikuar më:

Qytetarët e Kosovës nuk pritet të kenë lehtësim në çmimin e derivateve, pasi Qeveria e Kosovës nuk planifikon heqjen e akcizës apo të TVSH-së për naftën.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja Mimoza Kusari‑Lila, e cila ka deklaruar se çmimi i naftës në Kosovë ndikohet kryesisht nga tregjet ndërkombëtare dhe zhvillimet globale, veçanërisht nga tensionet dhe krizat në rajone prodhuese të energjisë.

Ndryshe nga disa vende që kanë ndërmarrë masa për të ulur taksat mbi karburantet për të lehtësuar barrën për qytetarët, një vendim i tillë nuk është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës.

Si pasojë, qytetarët dhe bizneset pritet të vazhdojnë të përballen me çmime të larta të derivateve, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera.

JU REKOMANDOJMË