Një lajm i rëndë ka prekur komunitetin e shkollës Shkolla “Dardania”, e cila ka bërë të ditur ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-nxënësit të saj, Shpëtim Murturi.
Sipas njoftimit zyrtar, Shpëtimi do të kujtohet nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët si një djalë i urtë, i respektueshëm dhe me shpirt plot jetë. Humbja e tij e hershme ka lënë dhimbje të thellë dhe një zbrazëti të madhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën gjatë viteve të shkollimit.
Në emër të Drejtorisë, personelit mësimor dhe nxënësve, janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murturi, si dhe për miqtë e të afërmit që po përballen me këtë humbje të rëndë.





