Ky është vushtrriasj që gjuajti disa herë me armë pas konfliktit me fqinjin

Publikuar më:

Mosmarrëveshjet mes fqinjëve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe përfundojnë si raste në Polici, ku kërkohet ndihmë. 

Një incident i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë, ku një person ka shtënë disa herë drejt një fqinjit të tij pas një zënke.

Rasti është raportuar të premten, kur viktima ka njoftuar policinë se fqinji i tij ka shtënë 4-5 herë me armë automatike në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Afrim Bulliqi.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë në hyrje të oborrit të të dyshuarit.

Po ashtu, njësia e hetimeve ka konfiskuar edhe armën e përdorur në incident.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.