Ky është taksisti nga Vushtrria që me ndihmën e mikut të tij u vodhi pasagjerëve 2 mijë e 500 euro

Zëri qytetar

E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha. Mirëpo, sot...

Mitrovicasi shkon për të ngrënë ushqim në kafiterinë e njohur, shokohet nga insekti që...

Një qytetar ka shkur të ushqehet në një nga lokalet ku përgatitet ushqim i shpejtë në rrugën "Mbretëresha Teutë". Ai...

Humb një qytetar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ardit Kadri Gashi nga Klina, që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka dalur nga shtëpia, dhe nuk është...

ShFMU “Skënderbeu” në Vaganicë, probleme me ndërrimin e shpeshtë të mësueseve

“Jepi zë” ka raportuar sot shqetësimin e prindërve të nxënësve të shkollës “Fazli Grajqevci” në Shipol. Ata nuk po i...

Edhe ato pak parkingje në Mitrovicë, Komuna po ua jep kompanive private të taksive

Mitrovica është një nga qytetet që vuan nga mungesa e parkingjeve, pasi ka shumë pak. Edhe ato që shfrytëzohen si...

Sot u raportua për një rast të grabitjes në Vushtrri, ku një taksist dyshohet se kishte vënë në kurth dy klientë të tij. Ai bashkë me shokun e tij dyshohet se kishin planifikuar gjithë ngjarjen më parë, duke arritur kështu që dy pasagjerëve që deshën të shkojnë në Mitrovicë, t’ua grabisin 2 mijë e 500 euro. Por i gjithë mundi u shkoi huq, pasi u zbuluan nga Policia me ç’rast u arrestua taksisti i cili preu në besë klientët e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari për grabitje që u arrestua pas punës hetimore të Policisë, është Fitim Imeri, 31-vjeçar.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Viciana” të Vushtrrisë, kur Imeri kishte kërkuar nga pasagjerët që të ndalet dhe gjoja për të marrë edhe një udhëtar tjetër. Ky udhëtar doli të jetë shoku i tij, i cili posa hyri në veturë u hodhi sprej fytyrës dy klientëve.

Pas arrestimit, Imeri është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Lajme të tjera