Ky është polici që humbi jetën në aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Zveçan

Publikuar më:

Një zyrtar policor humbi jetën sot në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë-Zveçan.

Rasti u konfirmua nga Policia që njoftoi se polici ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij kur u përfshi në aksident.

Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka njoftuar se polici që vdiq në këtë aksident trafiku është Zoran Aksentijevic, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën.

Vetura e tij është bërë llom pasi u përplas me një automjet tjetër.

JU REKOMANDOJMË