Kuvendi refuzon t’i ndajë 33 milionë euro për rrymën e veriut

Publikuar më:

Me shumicë votash, Komisioni parlamentar për buxhet ka refuzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për ndarjen e 33 milionë eurove për rrymën në veri, gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit për Buxhetin 2022.

Komisioni është duke i shqyrtuar një nga një kërkesat e institucioneve për mjete shtesë buxhetore. Megjithatë shumicën prej tyre deri tash i ka refuzuar, shkruan KP.

Komisioni në fjalë ka refuzuar kërkesën e specializantëve për pagat. Po ashtu ky komision me shumicë votash ka refuzuar kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për krijimin e tetë pozitave të reja për punë, rritjen e fondit për paga dhe mëditje. Kësisoj edhe kërkesa e KOSTT-it për 33 milionë euro për rrymën në veri është refuzuar nga Grupi punues dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Po kështu komisioni ka refuzuar edhe kërkesën e Këshillit Gjyqësor për rritjen e buxhetit për këtë institucion.

Ndaj këtyre refuzimeve të kërkesave për Këshillin Gjyqësor dhe Avokatin e Popullit, ka reaguar deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, i cili tha se këto refuzime janë në kundërshtim me parimin e institucioneve. Hoti tha se në këtë mënyrë siç po refuzohen kërkesat, Kuvendi dhe Komisioni për Buxhet do të vije në situatën për leximin e tretë të këtij buxheti.

Ndërsa, kryesuesi i Grupit punues, Eman Rrahmani, tha se arsyet e refuzimit të këtyre kërkesave është për shkak të tavaneve buxhetore.

Po kështu Komisioni ka refuzuar dy kërkesa të ARKEP-it për rritjen e buxhetit për paga dhe mëditje.

Gjatë shqyrtimit të kërkesave, Rrahmani ka deklaruar se Grupi punues ka vendosur të mos përkrahet kërkesa e AKI-së për punonjës shtesë dhe për paga.

Po ashtu Komisioni pas shqyrtimit të Grupit punues ka vendosur që mos të aprovohen 31 kërkesat e komunave në vend.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.