Kryetari i ri i Zubin Potokut: Zyrën e kryetarit e kam parë vetëm nga jashtë

Publikuar më:

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është pyetur rreth pamundësisë së tij për të ushtruar detyrën e tij në objektin e Komunës së Zubin Potokut.

Zeqiri ka thënë se qeveria ka hapa të matur sa i përket kësaj situate, meqë nuk duhet të irritohet popullata vendëse atje.

“Nuk do ta shihja ashtu situatën. Ajo qëndron pak më ndryshe. Qeveria ka hapa të matur me këto sene. Mos me shku me hapa me një formë ku mund të irritohen një pjesë e popullatës. Besoj që ma mirë janë këta hapa”, ka thënë Zeqiri në T7

I pyetur për zyrën e kryetarit, Zeqiri ka thënë se ka parë vetëm nga jashtë dhe s’ka pasur rast që të futet brenda.

“Thënë të drejtën jam punëtor i kësaj komune kaherë. E kam parë prej së jashti. Nuk kam qenë edhe në zyrën e kryetarit brenda. Mirëpo përafërsisht e di ku ka qenë”, ka shtuar tutje ai.

JU REKOMANDOJMË