Kryetari Bahtiri demanton Qeverinë: Mitrovica është në zonë të verdhë, nuk ka orë policore

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.


Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje, dhe ka thënë se kjo është “kohë lufte”, shkruan “Jepi zë”.

E në këtë listë, Qeveria ka futur edhe Mitrovicën, duke bërë të kuptohet që qyteti do të futet në orë policore pas orës 19:00.

Mirëpo, këtë gjë e ka mohuar kryetari Agim Bahtiri. Ai ka thënë për “Jepi zë” se Qeveria e ka gabim, pasi Mitrovica është në zonën e verdhë.

“Qeveria e ka gabim, pasi ne jemi në zonën e verdhë. Madje e kemi kaluar për 1, pasi jemi me 81 raste në javë. Mitrovica nuk ka orë policore për momentin, por kjo mund të ndryshojë”, ka thënë Bahtiri për “Jepi zë”.

Ndryshe, moskoordinimi i informacioneve ka bërë që të ketë paqartësi lidhur me komunat që janë në listën e kuqe.

JU REKOMANDOJMË