Krim brenda familjes kosovare: Dyshohet se motra vrau motrën 33 vjeçare

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, ka pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai.

Siç raportohet, krimi dyshohet se është brenda familjes. Sipas raportimeve, motra ka vrarë të motrën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.