Krasniqi e LDK-së: VV në gjysmë të fushtës po përpiqet të mashtrojnë sërish me një ‘program dëshirash’

Publikuar më:

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, e cila mban numrin 36 në listën zgjedhore, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes. Ajo ka deklaruar se kjo qeverisje ka dështuar të përmbushë premtimet e bëra ndaj qytetarëve dhe ka akuzuar partinë në pushtet për mungesë vizioni.

Në një postim publik, Krasniqi ka theksuar se gjatë kësaj fushate, Vetëvendosje po përpiqet të “mashtrojë sërish qytetarët me një program të vonuar dhe të paplotë”, të cilin e ka cilësuar si një “plan dëshirash” që pasqyron paaftësinë e tyre për të udhëhequr.

“LDK, në anën tjetër, ka prezantuar një plan konkret dhe të realizueshëm, duke treguar seriozitet dhe përgjegjësi për qytetarët e vendit. Më 9 shkurt, populli do t’i japë fund kësaj qeverisjeje të dështuar dhe do të sjellë ndryshimin e shumëpritur,” ka përfunduar Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.