Kosova si Teksas: Gjuhet një veturë me disa plumba në mes të qytetit

Publikuar më:

Një rast me të shtëna nga arma e zjarrit ka ndodhur në Fushë Kosovë. Kështu tha zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se dyshohet se është shtënë në drejtim të një automjeti.

Ai theksoi se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal” – theksoi Hoxha.

JU REKOMANDOJMË