Komuna e Mitrovicës pezullon konkurset e punësimit që i hapi në kohë zgjedhjesh

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës ka pezulluar të gjitha konkurset e shpallura nga data 16.08.2019 deri me datën 16.09.201, pas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Admistratës Publike.


Këto konkurse ishin shpallur në kohën e zgjedhjeve nacionale ndërsa rezultati i tyre ishte shpallur në kohë të ndryshme, edhe pse disa ishin shpallur brenda një dite.

Jepi zë kishte raportuar më herët se disa prej këtyre konkurseve mund të jenë të kurdisura dhe kishte treguar për personat që do të pranohen.

Interesant ka qenë fakti se pikërisht dyshimi i “Jepi zë” u konfirmua menjëherë pas shpalljes së konkurseve, pasi emrat që posedonte redaksia ishin në listën e të pranuarve.

Në Jepi zë përseri kanë ardhur ankesa për kurdisje nga aplikantë që kanë marrë pjesë në disa konkurse, pasi kryesisht janë pranuar persona të lidhur me pushtetin dhe njerëz që kishin qenë të angazhuar me kontratë mbi vepër.

JU REKOMANDOJMË