Kërkohet ndihmë për të riun i cili vuan nga leukemia akute

Publikuar më:

Defrim Pireci, 22 vjeçari nga fshati Struzhë, Komuna e Prizrenit është diagnostifikuar me leukemi akute.

Për shërimin e Defrimit duhet një shumë prej 115.000 euro, dhe trajtimi duhet të bërë në shtetin e Turqisë.

Familja e Defrimit ka kërkuar ndihmë nga njerëzit vullnet të mirë për shërimin e djalit të tyre.

Ndërsa, kanë treguar se shuma e kërkuar për Defrimin është e papërballueshme.

“Të dashur miq, shokë, dashamirë. Ne kërkojmë ndihmën tuaj me rastin e djalit tonë Defrimit 22 vjeç, i cili është diagnostikuar me leukemi akute dhe duhet shërim të dal jashtë shtetit. Vlera është e madhe dhe e papërballueshme për familjen andaj kërkojmë ndihmën tuaj me aq sa keni mundësi. Xhirollogaria e familjes është si më poshtë. Bamirës Allahu ju ruajt”, thuhet në postim

JU REKOMANDOJMË