Kapet me drogë në këpucë 29 vjeçari në Mitrovicë, përfundon në pranga të policisë

Publikuar më:

Një person është kapur në flagrancë duke poseduar substancë narkotike në rrugën “Ferit Preteni” në Mitrovicë, më 23 maj 2025, rreth orës 16:00.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arjanit Peci, 29-vjeçar i cili ishte raportuar nga disa qytetarë se mund të ishte duke konsumuar substanca të dyshuara narkotike.

Njësitë policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit fizik, në këpucën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike, e cila pas matjes nga njësia e krim-teknikës ka rezultuar me peshë rreth 7 gramë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Rasti është iniciuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe hetimet janë në vazhdim.

JU REKOMANDOJMË