Kamishi akuzon Qeverinë se po fsheh vdekjet nga COVID-i

Publikuar më:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për fshehjen e numri të te vdekurëve nga koronavirusi.


Haxhiu gjatë mbledhjes se komisionit për Shëndetësisë, ka thënë se është një tendence për mashtrim të opinionit.

“Ka një tendencë të mashtrimit të opinionit sepse numri i vdekjeve është shumë më i madh sipas raportimeve të qytetarëve. Një pacientë që ka qenë me COVID dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive, por që pas disa jave ka ndërruar jetë në intensivë, nuk është identifikuar në regjistrin e të vdekurve nga COVID-19. Nuk luftohet pandemia duke fshehur viktimat”, ka thënë ai.

Haxhiu madje thotë se janë shqetësuese raportimet e qytetarëve të cilët thonë se familjaret e tyre të vdekur nga koronavirus nuk identifikohen në regjistrin e të vdekurve.

“Për mua është e rëndësishme raportimi i institucioneve publike. Shqetësuese mbesin raportimet e qytetarëve të cilët tregojnë që familjarët e tyre hospitalizohen si pasojë e COVID-19, pas 3-4 jave edhe ndërrojnë jetë por nuk identifikohen në regjistrin e të vdekurve”, ka shprehet ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.