Prokuroria Speciale dje ka kryer aksion të madh në Mitrovicë e Prishtinë, ku ka arrestuar 10 zyrtarë.
“Jepi zë” ka raportuar ekskluzivisht se ishin arrestuar 9 doganierë dhe 1 polic i Kosovës ndërsa këto arrestimet u bënë pas bastisjeve në disa lokacione.
Në mesin e të arrestuarëve është edhe Admir Sejdiu nga Mitrovica, një figurë e njohur në qytet. Sejdiu vite më parë ka qenë basketbollist dhe trajner në KB Trepça ndërsa si zyrtar i Doganës ka punuar qysh se nga paslufta.

Doganierët e polici u arrestuan nën dyshimin për marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë.
Zyrtarët e arrestuar për kontrabandë, dyshohet se kanë ndihmuar kontrabandën në veri.






