Inspektorati ndëshkon disa biznese për mashtrim të konsumatorëve

Publikuar më:

Inspektorati i Tregut ka gjetur se disa biznese kishin mashtruar klientët ngase kishte mospërputhje ndërmjet çmimeve në raftë dhe arkë, pastaj mashtrimet lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte kishte munguar deklarocioni në gjuhën shqipe. 

Ministria e Tregtisë njofton se ka shqiptuar masa ndëshkuese për këto biznese.  Kërkon nga konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Në të njëjtën kohë i siguron konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interes të  mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna, do të vazhdojë inspektimet në tërë Kosovën dhe në çdo rast kur konstatohen parregullsi, do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

JU REKOMANDOJMË