Policia e Kosovës ka dhënë detaje më të hollësishme lidhur me vjedhjen e një pompe derivatesh në Vushtrri.
Sipas policisë, i arrestuari M.M. është i moshës 19-vjeçare, të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi në bazë të të cilave në orët e pasditës të datës 01.06.2024, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar dhe automjetin me të cilin të dyshuarit kishin kryer vepren penale”, thuhet në njoftim.
“Rreth orës 18:00, është arrestuar personi i dyshuar M.M.,19 vjeçar, i cili është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, vijon njoftimi.
“Në lidhje me personin e dytë të dyshuar, hetuesit kanë shkuar në vendbanimin e tij mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Hetuesit vazhdojnë me veprime hetimore për gjetjen e vend ndodhjes dhe lokalizimin e tij gjithashtu edhe për hetimin dhe identifikimin e personave tjerë të cilët kanë marrë pjesë në bashkëkryerje të vepres penale”.






