Hamza prezanton zotimin e tij të pestë: Arsim për të ardhmen, bursa studentore 25 milionë euro në vit

Publikuar më:

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me publikimin e zotimeve të tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka postuar videon e radhës ku flet për zotimin e tij të pestë.

Ai ka premtuar arsim për të ardhmen dhe bursa studentore në vlerë 25 milionë euro në vit.

“Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufijve. Zotimi im i pestë është arsimi për të ardhmen! #MaMirë”, ka shkruar Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.