Hajnat thyejnë një shtëpi në Mitrovicë, vjedhin një armë gjuetie

Publikuar më:

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu ka ndodhur në fshatin Maxhere të Mitrovicës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda një shtëpie.

Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ka bërë me dije se hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur armën e tij të gjuetisë.

Njësitë policore kanë kryer ne vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË