Gjatë ditëve të fundit është raportuar në media për largime nga GUXO.
Në lidhje me këtë temë, GUXO-ja ka lëshuar një komunikatë.
Këto raportime GUXO-ja i ka cilësuar si të pavërteta dhe tedencioze.
Postimi i plotë:
Komunikatë për publikun
Partia GUXO informon qytetarët e vendit se pretendimet për gjoja dorëheqje në masë nga strukturat tona në Deçan dhe Pejë, janë të paverteta dhe tendencioze. Këto spekulime nuk reflektojnë realitetin dhe synim të vetëm kanë të krijojnë një perceptim të rremë në opinionin publik.
Është me rëndësi që qytetarët tanë ta dijnë se tre individët nga Peja, të cilët po përmenden në këto pretendime, kanë paraqitur dorëheqje plot shtatë herë deri më tani dhe ka më shumë se një vjet e gjysmë që janë larguar nga çdo aktivitet i Partisë Guxo. Ky, i sotmi, është një fakt që flet më shumë për seriozitetin e tyre sesa për gjendjen reale në strukturat tona.
Po ashtu, publiku duhet ta dijë se nga pompa e titujve mediale se dega e Kryesia e degës në Deçan ka braktisur Partinë Guxo, ekziston vetëm një e vërtetë: dy anëtarë të kësaj dege janë tërhequr nga Guxo. Kjo është e gjitha dhe faktet jo vetëm se janë kokëforta, por ato mund të vërtetohen lehtë.
Gjatë ditëve në vijim do të dalim me njoftime më të hollësishme për të gjitha këto zhvillime dhe do ta demantojmë çdo dezinformatë që po qarkullon.
Të hënën, më 16 mars, Kryetarja e Partisë GUXO do t’i shpalosë para opinionit publik qëndrimet tona të plota lidhur me këto zhvillime dhe me përpjekjet për të deformuar realitetin politik.







