Gruaja kosovare u zhduk duke lënë 4 fëmijë, vëllai zbulon detaje dridhëruese: Më shkroi mesazh, por ajo nuk shkruan ashtu

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Një 31-vjeçare nga Podujeva është larguar nga shtëpia mesnatën e së dielës, sipas vëllait të saj. Largimin e saj nga shtëpia e ka raportuar në polici vëllai, i cili ka deklaruar se motra i ka lënë katër fëmijët në shtëpi te ai. Por, rasti duket të jetë shumë më i mistershëm se që është raportuar fillimisht me vëllain që ka zbuluar disa detaje mjaft interesante.

Pas punës, A.I. nga Podujeva thotë se e ka marrë motrën E.B. nga shtëpia e burrit, për ta festuar natën e dytë të Vitit të Ri. Bashkë me 31-vjeçaren ishin edhe katër fëmijët e saj.

E gjithë familja kishte festuar bashkë, e pas festës ishin shpërndarë për të fjetur. Por, atë mesnatë, E.B. kishte dalë nga shtëpia e vëllait, duke i lënë aty edhe katër fëmijët e saj.

Vëllai i 31-vjeçares ka deklaruar për Express se familja nuk kishte vërejtur asgjë të dyshimtë te ajo.

“Ku është nuk e dimë, veç na ka bë shumë merak. Atë natë unë pas punës e kam marrë bashkë me fëmijët, për ta festuar natën e dytë të Vitit të Ri. Kemi festu, kemi ndenjur të gjithë bashkë, e pastaj jemi shpërnda nëpër dhoma me fjet”, ka deklaruar A.I.

Ai tha se në kamerat e sigurisë që gjenden afërsi shtëpisë së tij, e ka parë motrën duke u larguar në mesnatë.

“I kam kthye kamerat, e kam pa që është largu prej shtëpisë në orën 01:46, i ka marrë dy valixhe”, ka deklaruar ai.

A.I. thotë se nuk kishte vërejtur ndonjë pakënaqësi te motra e tij, e cila po qëndronte te shtëpia e bashkëshortit, i cili ka vdekur qe tri vite.

“Unë punoj te familja e ish-burrit të saj, nëse motra nuk kish kalu mirë unë s’kisha punu. Jetën e ka pasë shumë të mirë, ka kalu mirë, është familje shumë e mirë. Burri i ka vdekur qe tri vite, por ajo ka vazhdu me qëndru bashkë me fëmijët sepse e kanë pasur jetën e mirë. Me fëmijët ka qenë shumë e lidhur, ekstrem e lidhur. Fëmijët e saj janë më të mirët në shkollë, janë të edukuar”, ka deklaruar ai.

Vëllai i 31-vjeçares tha se në rrjetin social “Snapchat” ka marrë një mesazh nga dikush që pretendon se është motra e tij, por ky nuk i beson dërguesit të atij mesazhi.

“Më ka ardhë një mesazh në Snapchat, dikush e ka hap një llogari në emrin e vajzës së motrës. Por, nuk është ajo, ajo nuk shkruan ashtu. Unë e njoh motrën time, e di si më drejtohet mua, edhe si shkruan. Ajo shkruan pa gabime, mesazhi ishte krejt ndryshe. Unë veç lutem me m’kontaktu, veç le të është mirë”, ka deklaruar ai.

Ai tha se është e pamundur ta kontaktojë motrën, pasi telefoni i saj është i fikur dhe rrjetet sociale të saj nuk janë më aktive. Po ashtu, vëllai i 31-vjeçares tha se policia e ka informuar që lokacioni i fundit ku është gjurmuar telefoni i saj është në afërsi të rrugës Obiliq-Mazgit.

Ndryshe, për zhdukjen e 31-vjeçares nga Podujeva ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës.

“Podujevë 02.01.2022 – 01:46. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara  f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.

Të fundit

Alarmuese: 6 të vdekur dhe gati 4000 mijë raste të reja

IKSHPK ka njoftuar se numri i rasteve me COVID vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që është rritur numri i vdekjeve. Vetëm brenda 24 orëve...

Lajme të tjera