‘Gratë e rreme’ të VV-së mobilizohen kundër Vjosa Osmanit, nuk e duan presidente

Publikuar më:

“Gratë” e rreme të VV-së që u shfaqën gjatë fushatës së zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar tashmë kanë filluar të bëjnë fushatë kundër rizgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani për edhe një mandat.

Kur kanë mbetur edhe 7 ditë deri në përfundimin e afatit dhe kur Kurti tashmë duket se nuk do ta rikandidojë atë, profilet në emër të grave tashmë kanë filluar me postimet e tyre.

“Jona Çitaku”,  të martën , doli me një lajm jo fort të mirë për mbështetësit e Vetëvendosjes që e duan Osmanin presidente.

Prej prillit deri në dhjetor, Kurti s’ka arritë me i siguru 3–4 vota për veten me u ba kryeministër. E tash disa prej jush po prisni prej tij me mbledhë mbi 15 vota për dikë tjetër? Hajde, realiteti duhet me u pa drejt. Edhe diçka tjetër: disa po mundohen me ia hedhë fajin Albinit, si gjoja ai,s’e don Vjosen. Kjo s’është e vërtetë. Ai asnjëherë s’e ka thënë këtë”, ka shkruar ajo kështu duke e arsyetuar Kurtin për mosrikandidimin e Osmanit.

Edhe fansja tjetër, Selvije Berisha, në një postim me plot gabime drejtshkrimore është shprehur se dëshiron që të bëhet president dikush nga familja Jashari.

“PSE GJITHË KY INATË NËSE PO U PROPOZOJLA PROF.DR.MURAT JASHARI PËR PRESIDENT NGA FAMILJA JASHARI. E meriton dhe pikë…”, ka shkruar ajo.

Gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit u hapën mijëra profile të rreme e grupe në rrjete sociale ku bënin fushatë për VV-në dhe kundër opozitës e madje edhe kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq, 4 marsi është dita e fundit kur vendi duhet të zgjedhë presidenten, por që deri më tani duket se zgjedhjet janë të pashmangshme, pasi nuk ka një konsensus nga partitë politike për zgjedhjen e të parit apo të parës së shtetit

JU REKOMANDOJMË