Glauk Konjufca: Valdete Daka është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë një reagim një ditë pasi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ndihet e kërcënuar nga deklaratat e tij.


Konjufca ka shkruar se sot u pa qartë se për çka e pati fjalën kur tha se Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

Reagimi i Konjufcës vjen pasi që Zyra për Certifikim tha se kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u certifikuar nga KQZ.

Konjufca ka shkruar se nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyrës profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?
Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”, ka shkruar ai.

Në ora 17:30, KQZ-ja do të mblidhet për të vendosur për çertifikimin ose jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.